Stadiumi i Ajax mbante emrin “Amsterdam Arena”, ndërsa tani e tutje do të quhet “Johan Cruyff Arena”. Ajax ku e nisi karrierën njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit, Johan Cruyff, ka vendosur t’ia vërë emrin e këtij të fundit stadiumit dhe kjo për nder të legjendës holandeze që të martën kishte edhe ditëlindjen e 70-të  dhe për nder të kësaj u konfirmua u konfirmuar emri i ri i stadiumit. Legjenda e futbollit u nda nga jeta me 24 mars të vitit 2016. Cruyff ka qenë futbollist i Ajaxit për 9 vite, ndërsa ka qenë edhe yll i kombëtares holandeze. Karrierën më të madhe e bëri te Barcelona si lojtar dhe trajner.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb