NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
2 gota miell misri
3 lugë gjalpë
3 gota qumësht
2 kokrra vezë
Pergatitja
Fillimisht kaurdisim miellin me gjalpin, më pas shtojmë qumështin dhe e përziejmë pa ndërprerje në mënyrë që mielli të mos bëhet me kokrriza.

E largojmë tenxheren nga temperatura e sobës dhe hedhim vezët duke e trazuar me shpejtësi në mënyrë që veza të mos na pritet. Pasi t’a kemi trazuar mirë e vendosim masën e përgatitur në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb