Dy vajza erdhën në jetë vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë 1 Janari i  vitit 2021. Ato lindën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe Koço Gliozheni” në kryeqytet. Vogëlushet quhen Ajla dhe Meri dhe gëzojnë shëndet të plotë

Ajla dhe Meri janë dy bebet e para të vitit 2021. Foshnjët kanë lindur 1 minutë pas mesnate dhe gëzojnë shëndet të plotë. Mjeku obstetër gjinekolog Fatjon Balla thotë se gjatë vitit që lamë pas, nënat shtatzënë që kanë qenë të prekura me Covid kanë marrë mjekim të specializuar për të kryer një lindje pa probleme.

Fatjon Balla, doktor obsteter gjinekolog shprehet se foshnja e parë është foshnja e seksit femër që lindi në 00:01 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe gëzon shëndet të plotë me peshë 3 kg e 400 gram. Dhe, brenda 9 minutave të para lindën edhe dy foshnje të tjera, pra 3 lindje gjithsej, të trija të seksit femër. Lindjet ishin pa problem, qoftë për foshnjën, e qoftë për nënën.

Për familjen Fagu, vogëlushja Ajla është fëmija i pare, i cili erdhi si bekim për ta në këtë situatë të vështirë nga pandemia.

Julian Fagu, baba i vajzë deklaron se 2020 në tërësi ishte një vit i keq, e shprehet se uron që viti 2021 të jetë më i mirë për të gjithë shqiptarët. “Është fëmija i parë. Duke qenë situata e pandemisë, e kam përjetuare shumë keq, me frikë dhe mbi të gjitha duke u ruajtur”, tha Fagu.

Mjeku Balla tha se nënat shtatzënë të prekura me koronavirus kanë marrë trajtimin e nevojshëm pranë spitalit, në kushtet e veçanta për to, të krijuara posaçërisht për nënat me Covid dhe kanë lindur normalisht dhe me operacion e janë trajtuar normalisht si gjithë nënat e tjera me problematikat që kanë pasur, në bashkëpunim edhe me spitalet e tjera në trajtimin nga Covid.

Viti që lamë pas, sipas mjekut Balla ka shënuar rritje të numrit të lindjeve ne maternitetin “Mbretëresha Geraldine”, krahasuar me vitin 2019, ndonëse ka qenë një vit i vështirë, për shkak të pandemisë.

Sipas doktorit, në vitin 2020 kanë lindur më shumë foshnje sesa viti 2019 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë Lindin fëmijët e parë për vitin 2021.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb