Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela teksa komentoi deklaratën e Ramës për sulmin ndaj Berishës, theksoi se ishte një reagim hipokrit.

Në një komunikim për News24, Lela theksoi se ajo goditje dje ndaj Berishës, ishte goditje për të gjithë.

“Protestat ndalohen në Korenë e Veriut dhe Putini me sa mundet i ndalon. Gjithkund tjetër, njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, sikur dhe samit të ketë. Është e drejtë universale. Ajo goditje ishte goditje për të gjithë; ‘mos e ngrini zërin dhe mos i dilni përballë kësaj shumice’. Kjo goditje kërkon reagim adekuat.”, pohoi Lela.

Duke u ndalur te reagimi i Ramës, theksoi se ai ishte hipokrit.

“Reagimi i zotit Rama ishte hipokrit, pasi atë që e pohonte në pjesën e parë e hidhte në pjesën e dytë. E dënonte sulmin, që është një gjë e drejtë për t’u bërë dhe më pas e dënonte liderin e opozitës si organizator i protestës. Ndaj kërkonte diabolizimin e kundërshtarit politik. Nuk janë pak ata që përfaqëson Berisha, siç është parë në 7 korrik apo nëntor dhe dje. Ishte një gjuhë e helmatisur.”, tha Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb