Një projekt artistik për të fshirë distancën që I ndan. Danbi Shin dhe Seok Li jetojnë respektivisht në New York dhe Seul.

Në profilin Instagram Shinliant ato kanë realizuar një seri fotosh ‘Half and Half’ në të cilat çdo foto është një kolazh pamjesh, ku duken dy të dashuruarit në momente të ndryshme të ditës.

Kështu ato bashkojnë fytyrat e tyre, një perëndim dielli, ushqimin qe ato konsumojnë, ose një gote koka-kola, duke udhëtuar virtualisht për mijëra kilometra.

Sepse të duash do të thotë të ndash bashkë gjithçka, edhe kur ndodhesh në vende të ndryshme të botës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb