Luizi është i bindur që Efi po e shfrytëzon atë, ndaj ditën e sotme bëri një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se në rast se do ketë në dorë Zinxhirin e Shpëtimit, ai nuk do e shpëtoi Efin. Luizi madje, i kërkoi Kiarës që të mos e shpëtojë Efin, por Elvisin, Keisin, Jorin apo dikë tjetër.

Ky i fundit tha se ka një publik që gjykon dhe e sheh se si është bërë situata brenda. Ai madje tha, se ia kërkoi asaj ta ndërpriste debatin me Efin, sepse ajo u ngarkua shumë emocionalisht dhe u bë gati të dilte nga shtëpia.

Luizi shtoi se me të nuk tallet dot askush dhe se në këtë lojë sheh interesat e veta./TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: