TIRANE

Balerina dhe prezantuesja shqiptare, Hueyda El Saied, ndërroi jetë pak javë më parë pas një sëmundje të gjatë. Ndarja nga jeta në moshë të hershme ka lënë të pikëlluar të gjithë, gjersa reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Partneri i saj ka qenë ndër të fundit që ka reaguar në një postim të shpërndarë në rrjete sociale. Ai thotë se është dhimbje e madhe dhe trishtim i thellë, por që falënderon të gjithë për ngushëllimet.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falënderojmë për gjithë kujdesin e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueydan, dashurinë gjithëpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit”, u shpreh ai.

“Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielin dhe timen, dy dashuritë e saj”, ka vazhduar më tej ai.

El Saied vdiq më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare. Ajo ka jetuar prej vitesh në Luksemburg së bashku me partnerin e saj, Thierry dhe djalin, Gabriel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb