TIRANE – Rreth dy javë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bë baba për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre, i cili peshonte 3 kg e 400 gram. Vogëlushi të cilin e pagëzuan me emri e veçantë Kanaj ka ndryshuar jetën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortes së tij.

Pasi ka përjetuar emocioneve më të bukura të jetës, Ajola ka zgjedhur të publikojë dje një foto të realizuar 12 orë para se Kajan të vinte në jetë me dedikimin më të ndjerë që mund të keni lexuar.

“Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mencur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjysja Gano, dhe të jesh cool si xhaxhi Arbi. Nga mami tashmë t’i e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”,-shkruan Ajola.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb