Një ajsberg i madh ka prekur bregdetin antarktik, në zonën ku ndodhet baza kërkimore britanike ”Halley”.

Ajsbergu quhet A74 dhe ka një shtrirje prej 1 270 kilometrash katrore, pak më pak se sipërfaqja e Romës.

Ai u shkëput nga platforma gjigante e akullit ”Brunt” shkurtin e kaluar dhe është larguar që atëherë, por ditët e fundit erërat shumë të forta e kanë shtyrë drejt bregdetit.

”Ndikimi i tij ishte i lehtë”, thanë ekspertët e ”Halley” dhe nuk kishte probleme me bazën.

”Nëse përplasja do të kishte qenë e dhunshme, mund të kishte shkaktuar shkëputjen e një ajsbergu po aq të madh. Për muaj të tërë, lëvizjet e ajsbergut janë kontrolluar vazhdimisht nga baza, veçanërisht për shkak të erërave shumë të forta”, shtuan ata.

Për shkak të shtrirjes së tij, A74 zë vendin e nëntë në renditjen e ajsbergëve të mëdhenj të shkëputur deri më tani nga akujt e Antarktidës.

Rekordi është ajsbergu B-15, i cili ka një shtrirje prej 11 000 kilometrash katrore dhe u shkëput nga akujt në mars 2000.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb