Nasa ka publikuar fotot e ajsbergut gjigand A68, i cili është shkëputur nga platforma Larsen C në korrik 2017.

Fotot janë bërë nga grupi operacional Ice Bridge i agjencisë hapësinore amerikane, të cilët çdo vit bëjnë studime për dinamikën e akujve ne rajonet polare.
Ajsbergu është konsideruar një nga më të mëdhenjtë të observuar ndonjëherë, me një sipërfaqe 5800 km/katrorë.

Edhe nga hapësira, tani që nuk ka natë arktike, A68 duket shumë qartë. Pamjet janë bërë nga sateliti Tokë i Nasës, që është ndarë nga platforma dhe tani gjendet larg disa kilometra.

Ky event natyror ka modifikuar për gjithmonë ‘formën’ e Antarktidës, që me këtë shkëputje ka humbur më shumë se 12% të pjesës së saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: