TIRANE – Eksodi i shqiptarëve të Kosovës dhe largimi i shqiptarëve të Shqipërisë, ka ngritur në protestë aktivistët e Aleancës KuqeZi, të cilët zhvilluan një tubim përpara bllokut të Ambasadave në Tiranë. Aktivistet e AK-së improvizuan një mur izolimi me mbishkrimin: “Jo, kafaz izolimi për shqiptarët”.
Drejtues të Aleancës KuqeZi deklaruan se Kosova duhet të hyjë në zonën Shengen dhe shqiptarët atje duhet të lëvizin lirisht. “Shqiptarët si komb e kanë të ardhmen drejt perëndimit dhe jo drejt lindjes”-deklaroi Sekretari i Përgjithshëm, Redi Ramaj.

Aleanca thekson se duhet të propozohet një status për shqiptarët e Shqipërisë që kërkojnë azil politik, sipas saj, Shqipëria është e pasigurt për jetën, pronën dhe familjen.

Më tej, AK-ja u bën thirrje qeverive europiane të mos i mbyllin shqiptarët në kampe si geto.”
“Mbi 100.000 emigrant nga Shqipëria dhe Kosova janë larguar në 2014. Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë zhytur kombin në varfëri. E ardhmja shqiptarëve duhet të jetë në Bruksel dhe jo në Siri. Liberalizimi dhe statusi frenon eksodet dhe lufton krimin. Muret europiane duhet të ngrihen ndaj qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, por jo mure kundër popullit”- deklaruan aktivistët e AK-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: