TIRANE- Aleanca Kuq e zi ka dalë sot kundër deklaratave të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe për zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të qeverisë së Kosovës. AK ka uruar sot kryeministrin Isa Mustafa duke u shprehur se Kosova kishte nevojë për një koalicion me bazë të gjerë.

“Koalicioni qeverisës mes LDK-së dhe PDK-së është më mirë sesa një Kosovë pa qeveri. Kosova kishte nevojë për një koalicion me bazë të gjerë”, thuhet në mesazhin e Aleancës Kuq e Zi.

Më tej AK ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Erion Braçes, i cili tha se
“Isa Mustafa nuk është votuar nga shqiptarët e Kosovës të jetë kryeministër, përkundrazi ai u votua nga ata si humbës”. AK e ka krahasuar sjelljes e PS-së me atë të Beogradit dhe i ka këruar asaj të heqë dorë nga diversioni kundër Isa Mustafës.

“Partia Socialiste të njohë qeverinë e re të Kosovës dhe të heqë dorë nga diversioni kundër Mustafës. LDK-ja është partia historike e së djathtës shqiptare. Reagimi i PS ndaj Mustafës, i ngjashëm me atë të Beogradit”, thuhet në deklaratën e AK-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: