TIRANE – Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi zhvilluan sot një protestë përpara zyrës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të kërkuar dorëheqjen e tij. Në mënyrë simbolike, protestuesit kishin vendosur maska të zeza në fytyrë dhe mbanin në duar bimë hashashi, pasi sipas tyre, bandat kanë hequr maskat dhe kanë veshur kollaret e qeveritarëve, ndërsa në Shqipëri nuk kultivohet asgjë tjetër veç hashashit.

13133174_10209599609367957_7426610667113293439_n

 

Në emër të Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri akuzoi Ministrinë e Brendshme për lidhje me krimin.
“Kjo ministri duhet të ishte për të mbrojtur interesat e qeveritarëve, por e shihni që në çdo ngjarje të rëndë të ndodhur ka nga një polic. Kemi vendosur maska në mënyrë simbolike, sepse bandat kanë hequr maskat dhe kanë vënë kollaret e qeveritareve. I bëjmë thirrje Saimir Tahirit të japë dorëheqje sa nuk është vonë. Po e lë Shqipërinë në situatën e luftës civile. S’ka më garanci për pronën, për jetën. Do ti mbjellim këto vazo me hashash në oborrin e ministrisë, pasi ky është territori i vetëm në Shqipëri ku nuk mbillet hashash.”- deklaroi Qarri.

Protestuesit kuqezi vendosën 300 vazo “hashash” në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

“Të gjithë e dinë se këtu s’kemi asnjë kulturë tjetër bujqësore por vetëm hashash. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të na ngjallet Bob Marli të na këndojë himnin kombëtar.”- u shpreh Flavio Qarri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: