TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para Televizionit Publik Shqiptar. Me fanella të Kombëtares, flamuj kuq e zi, daulle e bilbila protestuesit e AK kanë kërkuar që TVSH të transmetojë ndeshjet e Europianit dhe të Kombëtares dhe të mos ja shesë të drejtat privatit.

Përfaqësuesi i AK, Flavio Qarri tha se nuk mundet që populli më i varfër të paguajë për Kombëtaren.

“TVSH antikombëtar. Duhet të transmetonte ndeshjet e Kombëtares. Nuk mundet që populli më i varfër të paguajë për të parë kombëtaren. E patë dje si ikën deputetët për të parë Kombëtaren, kurse qytetarët duhet të paguajnë lali Erin”, tha ai.

Nuk kanë munguar edhe ironitë. “Lutje për qeverinë: Të paktën ajrin mos ta bëjë me pagesë se na duhet si të varfër si të pasur. Nuk mundet që televizioni publik t’i shesë interesat tek privati për të bërë lekë dhe paguan qytetari. Boll kanë larë borxhet që kanë tek klientët dhe qokat televizive”, deklaruan përfaqësuesit e AK.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: