Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka informon se dy ditë më parë janë publikuar emrat fituesë të aplikantëve për një vend në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Xhaçka njofton se raundi i dytë hapet më 19 shtator dhe mbyllet më 21 shtator. Ndërkohë do të ketë dhe një raund të tretë.
Më tej ministrja sqaron se në fund të raundeve priten të hyjnë në shkollën ushtarake 60 studentët e parë.

Xhaçka thekson se Akademia e FA ofron pagesë mujore ndihmëse, akomodim dhe ushqim falas për 3 vite studimi, tarifë 0 lekë në vit dhe punë të sigurt pas diplomimit.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Raundi i parë i aplikimit dhe regjistrimit pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në programin e studimeve në fushën e shkencës ushtarake përfundoi. Lista e aplikantëve të parë fitues është publikuar në faqen tonë zyrtare (kliko: https://ëëë.mod.gov.al/…/4497-lista-e-aplikanteve-fitues-ra…).
Nga 19 deri në 21 shtator nis raundi i dytë i aplikimeve, për të gjithë ata që do të jenë brezi i së ardhmes në Forcat e Armatosura.
Në këto data, të gjithë maturantët që kanë mbaruar këtë vit arsimin e përgjithshëm, mund të aplikojnë në ëëë.ualbania.al.
Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara. Më 21 shtator përfundon afati edhe për këtë kategori aplikantësh, të cilët duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.
Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.
?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit
?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi
?Tarifë studimi 0 lekë në vit
?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve
675 maturantë aplikuan vetëm për raundin e parë për të ndjekur studimet bachelor pranë AFA. Jemi super optimistë që në përfundim të raundit të tretë do të kemi 60 studentët e parë të shkollës sonë ushtarake, shtyllës kryesore të formimit të Forcave tona të Armatosura
Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb