Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka bërë thirrje të rinjve të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura për studime, që të kenë dhe një punësim të sigurt.

Xhaçka thotë se të gjithë të interesuarit që nuk kanë shfrytëzuar fazën e parë, mund ta bëjnë tani.

Ajo thotë se Akademia e FA që çelet këtë vit, zgjidh dy dilemat studim dhe punësim, si dhe të ofron karrierë të sigurt.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Dilemat më të mëdha të të rinjve sot janë studimet dhe punësimi. Zgjidhni Akademinë e Forcave të Armatosura dhe i keni zgjidhur të dyja. Nëse nuk e shfrytëzuat në fazën e parë, keni mundësi ta bëni tani. Akademia e Forcave të Armatosura ofron ndihmë të jashtëzakonshme gjatë studimeve dhe karrierë të sigurt pas përfundimit të tyre.??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb