Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka aderuar në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit, duke miratuar njëherazi, edhe atë që quhet “përkufizimi i përdorshëm për antisemitizmin” sipas kuptimit të tij në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Kreu i Akademisë së Shkencave në një komunikim për mediat sqaroi arsyet e vendimit.

Përkufizimi thotë shprehimisht se antisemitizmi është një perceptim i caktuar mbi hebrenjtë, që mund të shprehet në formën e urrejtjes ndaj tyre. “Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit, drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj, dhe /ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të bashkësisë hebraike”. Akademiku Sinani që e cilësoi të jashtëzakonshëm vendimin, tregoi si u prit ai në Izrael. Shabani tha se është një “hap emancipues nga Akademia e një vendi të lirë”.

Miratimi i përkufizimit sipas Akademisë, rikonfirmon qëndrimet e veta mbi krimet ndaj hebrenjve gjatë Shoah-ut, dhe vlerëson se dukuria e urrejtjes racore, nuk i përket vetëm historisë, pasi shfaqet herë pas here. Vendi ynë, njihet për mbrojtjen e hebrenjve gjatë luftës dhe emrat e familjeve shqiptare qe i strehuan gjenden edhe ne muzeun Yad Vashem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb