Pasi Akademia e Shkencave kërkoi ristrukturim e paga të reja, debateve që ka shkaktuar kjo kërkesë iu është bashkuar edhe akademiku i njohur Artan Fuga. Në një intervistë për ‘News24’ Fuga tha se edhe ministria e Financave e konsideron jo konform statusit të akademisë këtë kërkesë, ndërsa theksoi se në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar shfrytëzimin sipas tij në mënyrë jo rentabël të parave publike.

Teksa mbështeti iniciativën e kryetares së Komisionit të Medias, Fationa Dhimitri, e cila i kërkoi SPAH që të hetojë mbi veprimtarinë e Akademisë së Shkencave, Fuga tha se këto çështje i ka ngritur prej vitesh. Mes të tjerash akademiku tha se vetëm për një mbledhje anëtarë të kësaj akademie, marrin 300 mijë lekë të vjetra.

“Kjo organigramë që do të shkonte në Ministria e Financave nuk e kam ditur këtë gjë. Kur e kam parë jam habitur sepse vetë MF e hedh poshtë këtë organigramë. E konsideron jo në përputhje me ligjin, jo konform statusit të akademisë, që sipas ligjit nuk është në ato institucione të pavarura. Pra, ka një lloj vetëvlerësimi të akademisë, për mua një lloj vazhde e shfrytëzimit të parasë publike në mënyrë jo rentabël. E vlerësoj denoncimin që ka bërë Fatjona Dhimitri. Ajo ka kërkuar edhe hetim nga SPAK. Është e drejtë e saj ta kërkojë. Unë po vë në dukje këtë gjë. Për sa më përket mua, këto çështje i kam ngritur prej shumë vitesh dhe i kam kërkuar Ministrisë së Arsimit, të Financave, deputetëve, që të ndërtonin një strategji për të kontrolluar se sa në përputhje është me normat, harxhimi i parave publike brenda Akademisë së Shkencave. Ndaj pas ndryshimeve, përsëri ka pasur hapa të tilla. Unë jam shprehur hapur se nuk jam dakord që të paguhen dhjetra njerëz, të paguhen me 300 mijë lekë, që është rroga minimale, të paguhen vetëm për mbledhje. Mjafton që të ulen në kolltuk dhe të mos japë asnjë mendim, qoftë 5 minuta apo 2 orë, të marrë 300 mijë lekë. E kam konsideruar të paligjshme dhe normë abuzime. Por askush nuk të dëgjon, të jep përgjigje dhe që të marrë mundimin të shikojë se çfarë ndodh. Nuk dihen se si angazhohen njerëzit në këtë njësi. Nuk dihet se sa paguhen. Deri më tani nuk ka asnjë punë. Për mua, e kam shprehur hapur në mbledhje, se si planifikohen botime të cilat mund të bëhen tek Instituti i Gjuhësisë, pra një dublikim, dhe shumëfishim, në funksione që aq më shumë e shohim një tej fryrje. Aq sa pak a shumë për çdo akademik ka një punonjës administrate. Është makinë e fryrë pa dobi shoqërore, dhe merr përsipër funksione që si ka dhe kjo duket dhe në parashikime dhe tek simulimet që bën në kohë pandemie. Kur merr para jashtë funksionit që si bën dot dhe merr detyra që si realizon dot, kriza thellohet më shumë. Unë kam bërë denoncim publik, thirrje publike, njoftime kreut të Kuvendit, kryeministrit, ministres së Arsimit. Madje unë jam kundër edhe ligjit që u fut në Kuvend, që librat që bëhen nga Akademia, mund të falen. Ana ligjore, organet kompetente, janë ato që veprojnë.”, pohoi Fuga.

Mes të tjerash ai theksoi se nuk do të kërkojë zgjedhje të reja brenda Akademisë së Shkencave, ndërsa theksoi se nuk merr kurrë pjesë në të tilla procese, pasi sipas tij janë të paligjshme.

“Jo nuk do kërkoj, pasi e kam thënë një gjë të tillë. Kryetari është zgjedhur, zgjedhjet nuk u bënë. Asnjë proces votimi unë nuk e votoj, pasi e konsideroj të paligjshëm. Unë marr pjesë në minimumin e aktiviteteve që unë i konsiderojë të ligjshme. Problemet financiare, Akademia e Shkencave ka shumë. Akademia e Shkencave, se di me çfarë statusi flasin, pasi nuk kanë asnjë kompetencë për këtë. Ky virus nuk njihet ende, nuk mund të dish sjelljen e tij, nëse nuk e di atë sistem. Këta njerëz dilnin me logon e akademisë, dhe që nuk përputheshin me të dhënat e epidemisë.”, tha Fuga.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb