Mesditën e sotme, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e certifikimit të drejtuesve të Policisë, të cilët fituan gradën “Drejtues i Parë”.

Në ceremoni ishte i ftuar, krahas pedagogëve të Akademisë së Sigurisë, edhe profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, i cili, së bashku me dy kolegë të tij, u angazhuan vullnetarisht gjatë trajnimit, duke dhënë leksione, me qëllim rritjen e mëtejshme të performancës së lidershipit në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë fjalës së tij, theksoi: “Sot, ju kurorëzuat me sukses mundin, sakrificën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë karrierës suaj policore, sepse grada “Drejtues i Parë” është grada më e lartë që fitohet me konkurs në Policinë e Shtetit. Uroj që në detyrat që do të kryeni, të tregoni lidershipin që presin dhe duan qytetarët, në krye të strukturave policore në të gjithë vendin.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ervin Karamuço, theksoi se kjo filozofi e re, për të bërë pjesë të Policisë së Shtetit, kapacitetet intelektuale civile, është forma e duhur për të transformuar Policinë, nga një forcë represive në një forcë civile, garante të ligjit dhe të besueshme për qytetarët.

Në përfundim të ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, së bashku me zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Albert Dervishaj dhe Drejtorin e Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, iu dorëzoi certifikatat dhe gradat e reja, pjesëmarrësve në këtë trajnim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb