MALI I ZI- Në Akademinë e Policisë në Dalinovgrad të Malit të Zi, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë dhe Akademisë së Policisë së Malit të Zi.

Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga Drejtori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë, Drejtues i Lartë, Dr. Bilbil Memaj dhe nga Drejtori i Akademisë së Policisë së Malit të Zi, M.Sc.Boban Šaranović.

Ky bashkëpunim synon vendosjen e bazave të duhura në disiplina të përbashkëta midis dy palëve.

Marrëveshja, e gjashta e këtij lloji me institucione ndërkombëtare, rrit kontributin e ndërsjelltë në zhvillimet kulturore, arsimore dhe kërkimore midis dy vendeve. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është mbështetja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve, studimeve, hulumtimeve dhe zhvillimit, si dhe në marëdhëniet me publikun.
2c581310-5ba2-4be5-8099-d8bed868e273
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të bëhet i mundur shkëmbimi i informacioneve të ndryshme, këshillimi dhe trajnimi i personelit akademik, zhvillimi i programeve të trajnimit dhe studimit në fushën e Sigurisë publike dhe zbatimi i platformave të reja elektronike që mbeshtetin procesin e mësimit nëpërmjet të mësuarit E-Learning dhe të mësuarit inovativ.

Faza e parë e kësaj marrëveshje do të përqëndrohet në identifikimin e fushave të përbashkëta të interesit, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm mbi hulumtimet duke u pasuar nga vizita delegacionesh të përbashkëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb