Ne mjediset e jashtme te shtëpisë muze te Hoxhe Hasan Tahsinit, një nga figurat kryesore ne Rilindjen Kombëtare shqiptare u organizua simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Camërinë. Tahir Muhedini, kryetar I kesaj akademie u shpreh se koha po kerkonte ngritjen e Akademisë pasi permes punës se saj do të mund të zgjidhet ceshtja came.

Mbështetës i çështjes çame, Shkelqim Hajdari, i cili mori pjese ne kete takim u shpreh se akademia e studimeve per camerine do te perdore figuren e Hoxhe Tahsinit ne menyre me pozitive qe ceshtja came te zgjidhet ne menyre te ndershme dhe te drejte. Kryetari i bashkisë se Konispolit, Shuaip Beqiri foli per investimin ne restaurimin e shtëpisë muze të Hasan Tahsinit.

Pas takimit, Shkelqim Hajdari, pjese e anetare te akademisë se studimeve per Çamërinë tha se, se shpejti kjo shtëpi muze do shpërbejë si një biblioteke ku e gjithë vepra e Hasan Tahsinit dhe patrioteve te tjerë do jete e hapur per publikun.

Hoxhë Hasan Tahsini lindi me 7 prill 1811 ne fshatin Ninat te Konispolit dhe vdiq me 3 korrik 1881 ne Stamboll. Hasan Tahsini ka qenë astronom, matematikan e filozof shqiptar. Ai qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb