Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur të nominuarit për çmimin shkencor ndërkombëtar Trinia e Albanologjisë “Meyer, Pederson, Jokl”. Çmimi që jepet për herë të parë është paraprirë nga një juri në krye të së cilës është Pëllumb Xhufi, e në përbërje Muzafer Korkutin, Ali Aliun, Seit Mansakun, Mishel De Van, Monika Genesin e Lovorka Koralic.

Juria ka nominuar 6 emra e vepra duke përfshirë Sir Noel Malkolm, Luçia Nadin, Roderik Beili, Zhan Pal Shampsis, Dhori Qiriazi dhe Davos Hosaflok.

Pëllumb Xhufi, kryetar i jurisë, tha se “Ky është një çmim që jepet për studiuesit e huaj. Është një vlerësim për punën që studiues me emër të mëdhenj, po përmend emrin e Sir Noel Malcolm që është i njohur në të gjithë botën jo vetëm në mjediset shkencore europiane, për veprat që ka shkuar. Emrat e tjerë ne gjykojmë dhe kjo është edhe dëshira, meritojnë vlerësim dhe kjo është një mënyrë për të promovuar dhe inkurajuar studimet shqiptare të studiueseve të huaj”.

Për vepra nga Skënderbeu e Mesjeta e errët, te Kadare, lëvizja protestante a lufta e fshehtë e misioneve ne vitet 1940, nominimet rrokin tema të ndryshme. Fituesi do të shpallet në fund të nëntorit në Kuvendin e Albanologjisë që rimbahet pas 40 vitesh.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb