TIRANË

Nëntë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë iu drejtuan me një shkresë kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, ndërsa i kërkuan të dëshmojë para Komisionit të Sigurisë në lidhje me deklaratat e Kreut të Shtetit për skenarin, që sipas Metës, me 8 qershor do digjej parlamenti.

Për këtë çështje ka reaguar profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga. Me një shënim në “Facebook”, Fuga ironizon deputetët dhe thotë se ka dijeni se ku gjenden provat e tentativës për të djegur godinën e Parlamentit.

Postimi i Artan Fugës:

Unë i di ku gjenden provat e tentativave për djegien e Parlamentit dhe të Akademisë së Shkencave?
———– Ore se po trashem unë. Lexoj në gazetë se nja 9 deputetë, si besnikët e partisë, si ata të komisionit të mediave, i paskan bërë kërkesë kryetarit të shikut se çfarë të dhënash kishin ata për tentativa për djegjen e parlamentit që pretendon presidenti Meta!

Na moreeeeeee: Ndalini këta ! I di unë ku janë të dhënat. Nuk ka nevojë të shkojnë deri te shiku. Këta po i bëjnë varrin partisë mo! Na morrën në qafë nga besnikëria!

A nuk përdori policia gazit lotësjellës, trumbat e ujit, gardhet me tela me gjemba, a nuk vajtën para kryeministrisë policët e gjorë për ta mbrojtur me gjokset e tyre ndërtesën e saj dhe të Parlamentit? Përse vajtën, përse gazuan, përse vaditën, përse u përdorën si barrikada prej mishi dhe gjaku? Po ajo policja e gjorë që u plagos?

Kot mo??? Paska qenë showwwwww!!!

Sigurisht rreziku ishte sepse në inat e sipër grupe demonstruesish mund të digjnin, shkatërronin, sheshonin mo! Se përndryshe, po dyshuat këtu, atëhere ju nxirrni bllof ministrin o derëzinj!

Apo varja. Cfarë rëndësie ka!!! Po, jo mo, se nuk është ashtu!
Cfaj ka ai?

Po çfarë bëni o të marrë! Na more se u them unë ku janë provat! Po flakë te kryeministria a pati? Po te Kuvendi a pati?

Merrnin zjarr pemët dhe pastaj gjithë zona digjej zjarr.

Se unë kisha edhe hallin e ndërtesës së akademisë! Pu, pu, po të digjej ajo me gjithë ato punime të rëndësishme fondamentale të ribotuara nga kërkesat e shumta, për hymnin e flamurit, çfarë dëmi do të ishte. Do të digjeshin me mijra libra të pashitur!

Ca thonë,thonë, joooo, moooo, nuk do të digjnim ne, nuk kishim plan ne!!!

Po ju mo pse gjithçka nën kontroll e kishit? Përse ato shashkat, koktejet molotov mbi policët e gjorë ju i hodhët!!! Ju thoshit që nuk i hidhnit juveeeeee! Pra logjikisht as dini as nuk dini gjë! Ore çfarë po ndodh se logjika e thjeshtë e qytetarit nuk po kupton gjë fare mo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb