Një gjykatë në Pakistan ka shpallur fajtor një pedagog  universitar për blasfemi dhe e ka dënuar atë me vdekje.

Junaid Hafeez, pedagog në Universitetin Bahauddin Zakariya në qytetin qendror pakistanez në Multan, u akuzua se kishte fyer Profetin Muhamed dhe librin e tij të shenjtë, Kuranin.

Një gjykatë në Multan e shpalli fajtor dhe e dënoi me vdekje pas një gjykimi të gjatë.

Hafeez është mbajtur i mbyllur që nga viti 2014 kur u vra avokati i tij, aktivisti i shquar i të drejtave të njeriut, Rashid Rehman.

Sulmi erdhi pasi Rehman ishte kërcënuar në gjykatë nga drejtuesit fetarë dhe avokatët e lidhur me prokurorinë.

Gjyqi është mbajtur në një burg të sigurisë së lartë që atëherë.

Avokati aktual i Hafeezit, duke folur në kushte anonimati për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, e përshkroi atmosferën në seancat gjyqësore si “frikësuese” para se të shtonte se profesori do të apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë Lahore.

Shahbaz Gormani tha se do të apelojë vendimin, duke shtuar se klienti i tij është i pafajshëm.

Hafeez po ashtu është gjobitur me gjysmë milioni rupla pakistaneze (mbi 3,200 dollarë).

“Dënimi me vdekje i Junaid Hafeez është një sjellje e gabuar e drejtësisë,” tha Rabia Mehmood, studiues pakistanez në Amnesty. “Aktgjykimi i gjykatës Multan është jashtëzakonisht zhgënjyese dhe befasuese. E gjithë çështja dhe gjykimi i gjatë i Junaid ka qenë i padrejtë dhe i ngathët”.

Në një deklaratë të lëshuar të Shtunën, Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP) tha se ishte “i mërzitur nga aktgjykimi”, duke shtuar se “HRCP beson se ligjet e blasfemisë keqpërdoren shumë”.

“HRCP ripohon besimin e tij në gjyqësinë e lartë dhe shpreson që aktgjykimi të rrëzohet në apel.”

Blasfemia është një temë e ndjeshme në Pakistan, ku fyerja e Kuranit ose Profetit Muhamed mund të rezultojë me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.

Të paktën 75 njerëz janë vrarë në lidhje me akuzat e blasfemisë në Pakistan që nga viti 1990, sipas një raporti të Al Jazeera-s.

Emsn9oewoaa2iuf

 

A. Ago, BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb