PRISHTINE- Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përshëndet lajmin lidhur me përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Me anë të një njoftimi për mediat, kryetari i AKB-së, Agim Shahini thotë se “humbjet e bizneseve dhe qytetarëve që nga viti 2016 e më tej kapin vlerën rreth 60 milionë euro, të cilat tashmë mund të evitohen me punën më të përgjegjshme të institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur kushtet dhe kriteret, të cilat i ka bërë padrejtësisht Bashkimi Evropian kundrejt Kosovës”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se liberalizimi i vizave (për të cilin ende nuk ka një datë se kur do të fillojë së zbatuari), nuk duhet të merret si privilegj për kosovarët, por si një barazi e vonuar me vendet e Ballkanit për të cilën Kosova ishte i vetmi vend i izoluar.

“Vonesat për liberalizim të vizave bizneset dhe qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësin në institucionet e vendit për të cilat i kemi votuar dhe mandatuar me votë dhe sit ë tillë bizneset kërkojnë përgjegjësi për vonesa dhe humbje milionëshe për shkak te izolimit që neve na është bërë padrejtësisht nga Bashkimi Evropian, por gjithmonë ata kanë adresuar përgjegjësin për mos përmbushje te kritereve për liberalizim të vizave në drejtim të institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKB-së, shkruan “telegrafi”.

Në fund, AKB thekson se shpresojnë, që në vitin e ardhshëm bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës do t’iu hapet një perspektivë e re, duke lëvizuar lirshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb