Nga OLSI ÇALA*

TIRANE –
Komisioni Parlamentar i ekonomisë me 13.12.2014 miratoi ligjin për rritjen e akcizës së cigareve me 20 lekë, ligj i cili hyn në fuqi më datën 1 janar 2015. Kryetari Erjon Braçe shprehet se sëbashku me akcizën do të vendoset pulla e re fiskale A110 dhe në çdo paketë cigare do të shkruhet çmimi përkatës, në mënyrë që të mos ketë abuzim nga shitësit.

Çmimi i cigareve nga viti në vit ka pësuar rritje ku në qershor 2014 një paktë cigare kushtonte 270 lekë, sot e blen 300 lekë të reja. KAKTUS ka bërë një vëzhgim në disa pika të shtijes së cigareve dhe çmimi i tyre shitet sipas dëshirës nga shitësit dhe pulla fiskale është A70 me ngjyrë të verdhë, ndërkohë që duhet të ishte A90 dhe me ngjyrë blu. Pra qeveria dhe ministria e Ekonomisë paska një marrëveshje me prodhuesit e duhanit dhe së bashku vjedhin tregun evasion.

Për të sqaruar këtë çështje KAKTUS është interesuar tek Drejtoria e Doganave, të cilat e drejtojnë tek Drejtoria e Tatimeve, Tatimet e drejtojnë për tek Ministria e Financave, kjo e fundit sërish e drejton për tek Tatimet, pra askush nuk jep një përgjigje për pullën fikale A90.

Akcizën 700 lekshe ne si qytetarë e paguajmë për 900 lekë, por se ku shkon 200 lekëshi këtë enigmë nuk po e zgjidhin dot, a shkon në xhepat e tregtarëve apo në buxhetin e shtetit, KAKTUS do ta ndjek sërish në janar 2015 kur të hidhet në treg pulla e re fiskale A110.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb