KOSOVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në 10-vjetorin e themelimit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë tha se ky institucion brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi u shpreh se AKI do të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit.

“Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!”, shkruan Thaçi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: