TIRANE – Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), i kërkon Ambasadës Amerikane në Tiranë që të korrigjojë njoftimin ku u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të jenë vigjilentë gjatë protestës kundër importit të mbetjeve, që sipas ambasadës organizohet nga opozita. AKIP thekson se autorësia e protestës i takon Aleancës dhe jo opozitës shqiptare.

“Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës së nesërme kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, që është një grupim vullnetaresh qytetarë dhe OJF-sh. Leja për protestën e nesërme është dërguar nga AKIP. I kërkojmë menjëherë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjëherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP.”- thuhet në deklaratën e AKIP.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: