Aktivistë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave kanë nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes një protestë para parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar ligjin e mbetjeve. Ata shprehen se protesta e nisur mbrëmjen e së mërkurës i paraprinë protestës që do zhvillohet ditën e enjte para nisjes së seancës plenare.

Ata i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të mirën e vendit. Anëtarë të AKIP thonë se në protestë do të pranohen edhe politikanë por që vijnë si qytetar dhe jo si përfaqësues të partive politike. Kjo është një kauzë qytetare dhe jo politike, shprehen aktivistë të AKIP.  Sipas organizatorëve ata do të qëndrojnë gjatë gjithë natës përpara parlamentit në shenjë proteste kundër importit të plehrave. Kulmi i kësaj proteste do të jetë ditën e nesërme, përpara parlamentit. Ndërkohë që protestuesit kanë ngritur një stendë para parlamentit ku parashikohet që të kalojnë natën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: