NGA ORNELA MANJANI

TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka miratuar listën me 21 pronarë që përfitojnë kompensimin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje. Referuar listës, 20 përfitues janë në kryeqytet dhe një përfitues është në qytetin e Elbasanit. Lista me përfituesit mban firmën e drejtoreshës së AKKP-së, Sonila Qato, e cila thekson se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

URDHRI
Drejtoresha e AKKP-së ka firmosur urdhrin për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale, që përfitojnë kompensim. “Në mbështetje të ligjit ‘Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës’, dhe të VKM-së nr.256, datë 13.04.2010, ‘Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave’ si dhe të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010, ‘Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale’, i ndryshuar, pas miratimit të 21 kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, thuhet në njoftimin e AKKP-së. Sipas njoftimit, pronarët përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt, i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale.

DOKUMENTET
Për të përfituar kompensimin në rastet kur prona është zënë nga ndërtimet pa leje, duhet të plotësohet një kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Dokumentacioni i nevojshëm është kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formatit-tip. Një tjetër dokument është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie. Si dhe prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre.

PËRFITUESIT
BASHKIM KACA
ROLAND MEMA
RITA HYSI
BESË BELSHAKU
KOLEC TOPALLI
MYSLIM KOKONOZI
BRUNILDA LAÇI
BRUNILDA LAÇI
BESNIK GJEVORI
ERMAL VOGLI
IRENA FERHATI
EDMOND EREBARA
AGIM BAKALLI
ELONA MEMA
BUKURIE SHIMA
BAFTISHA SHIMA
HATLIJE MENI
GEZIM MEMA
QEFSERE PANDA
DHURATA KALLUSHI
DHURATA KALLUSHI

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: