Në një lidhje në Skype nga Belgjika për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte artisti i njohur Robert Aliaj, së bashku me vajzën e tij Gala. Ai është i martuar me Mimoza Dinon dhe përveç Galës kanë edhe një djalë me emrin Krist.

Në lidhje me situatën, Aliaj u shpreh se izolimi ka problemet e veta, por ata po e përballojnë shumë mirë dhe madje nuk e kuptojnë se janë izoluar, pasi mundohen të jenë sa më kreativë gjatë ditës. Gjithashtu sipas tij, kjo periudhë na jep mundësinë të njohim edhe më shumë njëri-tjetrin.

Robert Aliaj: Në fakt, izolimi ka problemet e veta sepse kuptohet të jesh 24 orë bashkë krijohen konflikte, krijohen keqkuptime. Jo vetëm se jemi bashkë, por sepse ka problemet e veta se ekonomikisht, familjet ndoshta nuk e përballojnë dot, ka tensione domethënë. Ne e përballojmë shumë funny, akoma nuk e kuptojmë se jemi izoluar sepse jemi shumë kreativë dhe këtë ju propozoj të gjithëve.

I propozoj të gjithë shqiptarëve ta bëjnë këtë gjë të krijojnë, sepse nëpërmjet një portreti që do bëjmë, nuk është vetëm portreti që do bëjmë, por respektojmë secilin nga antarët e familjes, i japim më shumë vëmendje. Fillojmë në njëfarë mënyre dhe biem pak në dashuri me njëri-tjetrin, se i kemi gharruar nga stresi nga punët, njerëzit shihen shumë pak./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb