Megjithëse ende nuk e ka firmosur kontratën e re si drejtor teknik, Paolo Maldini ka nisur punën për të ndërtuar Milanin e tij. Të sigurta për këtë janë mediat italiane, të cilat zbulojnë lëvizjen e legjëndës së skuadrës kuqezi në merkato. Detyra e parë e ish-mbrojtësit është gjetja e zëvendësuesit të Rino Gattuso në pankinë. Kjo duket detyra më e lehtë për Maldinin.

C 29 Fotogallery 1025668 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image
C 29 Fotogallery 1025668 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image

Ai ka zgjedhur Marco Giampaolo, teknikun aktula të Sampdorias. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me 2 milion euro në sezon, ndërsa zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh. Giampaolo është njeriu i duhur në stradegjinë e Maldinit për të ndërtuar një skuadër të re në moshë dhe pa shpenzime, detaj ky i kushtëzuar nga Fair Play Financiar. Në këtë mënyrë, trajnerit të ri i duhet të rikonfirmojë talentet që janë aktualisht pjesë e skuadrës si Cutrone, Suso dhe Paqueta.

C 29 Fotogallery 1025668 Imagegallery Imagegalleryitem 5 Image
C 29 Fotogallery 1025668 Imagegallery Imagegalleryitem 5 Image

Po ashtu, me teknikun e ri nga Sampdoria do të tranferoheshin edhe dy lojtarë që konsiderohen me shumë të ardhme si Andersen dhe Praett. Nga ana tjetër, Paolo Maldini duhet edhe të faturojë të ardhura në arkën e klubit. Menjëherë ai ka në dorë 30 milion euro nga shitja e sigurtë e Andre Silva, i rikthyer pas huazimit te Sevilla. Por një tjetër shifër e madhe pritet të vijë edhe nga shitja e dy futbollistëve të rëndësishëm të Milanit si Calhanoglu dhe Donnarumma.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb