Kjo pritet të jetë një javë e nxehtë në Barcelonë, me blaugranët që janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me dy nga yjet e Serie A. Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ka gjetur akordin total me Lautaro Martinez dhe Miralem Pjaniç, të dy lojtarët kanë pranuar ofertën e bërë nga klubi blaugrana ndërsa mbetet për të gjetur akordin edhe me Inter dhe Juventus. Sigurisht mes palëve do të ketë diskutime të vazhdueshme pasi Barcelona kërkon të minimizoj sa më shumë pagesat kesh duke përfshirë lojtarë në të dyja tratativat.

Mundo
Mundo

Në listën në dalje të Barçës janë jo pak por 5 lojtarë, të 5 do të përfshihen në negociata. Bëhet fjalë për Nelson Semedo, Rafinha, Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal. Semedo dhe Rakitic do të përdoren për të joshur “Zonjën e Vjetër”, por kroati mund të përfshihet në negociata edhe me Inter. Klubi zikaltër është gjithashtu i interesuar për Vidal, Semedo dhe Rafinha, më këtë të fundit që ka qenë edhe më herët pjesë e Inter. Në negociatat për Martinez diskutimi është më ndryshe pasi në çdo rast, pavarësisht lojtarëve që Barcelona do të përfshij, Inter kërkon që pjesa më e madhe e klauzolës së largimit të paguhet me para kesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb