Tashmë është zyrtare: Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham Hotspur. Tekniku italian ka firmosur një kontratë deri në 2023, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Conte do të përfitojë nga kjo aventurë e re 18 milionë euro neto në sezon. Conte gjithashtu do të ketë edhe rolin e menaxherit, do të jetë ai që do të kujdeset edhe për merkaton dhe sipas mediave angleze, emrat në listën e tij janë të shumtë. Conten e joshte prej kohësh ideja për tu rikthyer në Premier League, mbi të gjitha në Londër, një qytet që italiani dhe familja e tij e dashurojnë. Ish trajneri i Inter do të nis menjëherë punën, ndërsa debutimi do të jetë këtë të enjte në Confernece League ku do të përballet me Vitesse.

Conteeee
Conteeee

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që rikthehet të drejtoj, dhe këtë ta bëj në një klub të Premier League që ka ambicie për tu rikthyer të jetë protagonistë. Mezi pres të nis punën për të transmetuar tek skuadra dhe tek tifozët pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më ka shoqëruar gjithnjë”, u shpreh Conte për faqen zyrtare të klubit duke zbuluar dhe një prapaskenë interesante, Tottenham e kërkoi edhe gjatë verës, menjëherë sapo kishte prishur kontratën me Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb