Orges Shehi do të vijojë të jetë trajner i Tiranës. Përtej zhurmës së krijuar në distancë, të dy palët, si Shehi ashtu edhe presidenti Halili, në çdo moment kanë shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, kjo ishte logjike duke parë edhe sezonin perfekt, të kurorëzuar me titull. Sigurisht që në drejtim të Shehit ka pasur dhe ka oferta, por Tirana ka qenë primare për tekniku durrsak, në aspektin sportiv, për prestigj, për emër, për gjithçka përfaqëson ky klub është maksimumi.

Shehiiiiiii
Shehiiiiiii

Sigurisht që në mes ishte dhe është një kontratë e gjitha për tu firmosur, por të dy palët, pas takimit të parë të zhvilluar, post titull, ku u diskutua kontrata e trajnerit, parimisht ishin dakord për të vijuar bashkëpunim.

Shehiiii
Shehiiii

Burime pranë drejtuesve të klubit dhe trajnerit u shprehën të bindur se Shehi do të firmos kontratën e re, i bindur nga projekti i Halilit. Shehi do të këtë në kontratën e re kushte të përmirësuara ekonomike ndërsa ka marrë garanci nga numri një i klubit edhe për anën sportive, pjesa më e madhe e grupit ekzistues do të ruhet ndërsa do të ndërhyjnë në merkato për të afruar elementë të tjerë cilësorë, të aftë për të bërë diferencën, në mënyrë që të kenë një aventure pozitive në Evropë dhe të synojnë mbrojtjen e titullit kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: