NGA: OLA MITRE*
Pas gjuhës së huaj, Gjuhës Shqipe e Letërsisë dhe Matematikës, maturantët u janë nënshtruar ditën e premte provimeve me zgjedhje, duke përmbyllur në këtë mënyrë të gjitha provimet e Maturës Shtetërore. Testi për secilin prej tyre përmbante 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje me përgjigje alternative dhe 10 pyetje me zhvillim.

Sa i takon skemës së vlerësimit, pyetjet me alternativa kanë nga një pikë secila (10 pikë gjithsej), ndërsa pyetjet me zhvillim me 30 pikë, çka do të thotë se testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Ashtu sikurse përcaktonte rregullorja, maturantët kishin në dispozicion 3 orë për të zgjidhur tezat e provimeve që kishin zgjedhur vetë nga lista e 21 lëndëve. Gjatë procesit të zgjedhjes, maturantët kishin të drejtë të zgjidhin edhe ato lëndë që mund të mos i kishin zhvilluar në mësim, me kushtin e vetëm që shuma e krediteve të mos ishte më e vogël se 8.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar përgjigjet e sakta për secilën prej tezave, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” boton sot çelësin për: Qytetarinë, Sociologjinë, Gjeografinë Bërthamë, Filozofinë, Biologjinë Bërthamë, Ekonominë Bërthamë dhe Psikologjinë . Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit shkollor Matura Shtetërore do të jetë vetëm një provim dalës dhe jo hyrës për pranimet në universitete. Kjo pasi janë vetë universitetet ato që kanë përcaktuar kriteret për pranimet e reja, ku futet nota mesatare e viteve të gjimnazit, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore si dhe nota mesatare e gruplëndëve, që përzgjidhen si prioritare nga fakultetet përkatëse.
(Pergjigjet e sakta mund ti lexoni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: