Nga dita e sotme hyjmë zyrtarisht në orën verore, çfarë do të thotë një shfrytëzim më i mirë i ditës dhe më shumë orë me diell. Nga mëngjesi i sotëm akrepat kanë shkuar 1 orë përpara duke kaluar nga ora dimërore në atë verore.

Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do të jetë më e gjatë. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb