RUSI-Gjatë performancës së saj në Rusi, një artiste akrobacie ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, pasi nuk ishte lidhur mirë me rripat e sigurisë.

Kseniya Elkina ka rrëshqitur në ajër nga partneri i saj duke përfunduar në tokë.

Ngjarja ndodhi direkt në sytë e të pranishmëve në sallë duke përfshirë edhe fëmijët. Disa nga të pranishmit menduan se artistja theu shtyllën kurrizore, ndërsa të tjerë se ajo nuk mundi të mbijetojë, por Kseniya Elkina arriti të shpëtojë mrekullisht.

Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe së shpejti 21-vjeçarja pritet të shfaqet sërish në skenë.

https://www.youtube.com/watch?v=jv-VPWbZvtY

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: