Vijon puna në terren e dhjetëra punonjësve për hapjen totale të aksit rrugor Qafë Thanë-Doganë, i cili vijon ende të jetë shumë problematik përsa i përket stuhisë së dëborës.

Aktualisht është mundur të hapet vetëm një korsi ç’ka mundëson kalimin vetëm të mjeteve të mëdha dhe autobuseve të shoqëruara me borëpastruese.

Sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria e Kufirit mjetet e vogla janë kthyer mbrapsht duke dalë nga Dogana e Tushemishtit.

Ndërkohë, stuhia e dëborës vijon të jetë prezente në këtë zonë ndërsa policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Dogana e Qafë Thanës prej mesditës së të dielës ka qënë e bllokuar dhe qindra qytetarë kanë pritur më orë të tëra në temperatura të ulëta.

Shkak për bllokimin e saj është bërë trashësia e borës e cila shkoi deri në 1.5m në vendin e quajtur kthesa e tetovarit si dhe braktisja e 3 mjeteve nga drejtuesit e tyre në mes të rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: