POGRADEC

Dy automjete janë përplasur në aksin Pogradec-Qafë Thanë duke lënë dy të plagosur. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur afër fshatit turistik të Linit.

Dy personat janë transportuar në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb