Një makinë ka dalë nga rruga sot rreth orës 19:15 minuta në afërsi të Rinasit dhe është përmbysur në rrugë. Policia njofton se për pasojë është plagosur pasagjerja.

NJOFTIMI I PLOTE
Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: