Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror në Britaninë e Madhe ku u përplasën një avion dhe një helikopter. Aksidenti ka ndodhur pranë Aylesbury, në Buckinghamshire, në Anglinë juglindore, shkruan Mail Online.

Të dy mjetet e përfshira në aksident ishin ngritur nga aeroporti i vogël i Wycombe, jo shumë larg nga vendi i përplasjes dhe fluturonin në një lartësi të ulët. Pjesët e helikopterit dhe aeroplanit të vogël kanë rënë nga qielli, thuhet në rindërtimin e ngjarjes e bërë nga Mail online.

Disa dëshmitarë gjithashtu flasin për një shpërthim të fortë që është ndjerë në zonën e Waddesdon Manor, një kështjellë historike në Buckinghamshire në pronësi të familjes Rothschild.

Zjarrfikës të shumtë dhe ambulanca kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu është përdorur edhe një dron për të kërkuar ndonjë të mbijetuar. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb