DURRËS

Aksident në kryqëzimin e Manzës pak pas mesnate. Një person është përplasur nga një automjet teksa lëvizte me bicikletë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur i riu Redon Fero, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe është goditur nga një automjet që drejtohej nga Klevin Hidri, djali i një polici.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndersa i dëmtuari është dërguar në gjendje të rëndë, sikurse njoftojnë banorët, në urgjencën e spitalit të durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: