Një fëmijë 10-vjeç shqiptar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Niers të Goch në Gjermani. Sipas mediave lokale, fëmija u gjet pa shenja jeta nga zhytësit rreth orës 15:30 minuta dhe u vendos në gjendje reaminacioni.

Vogëlushi nuk mundi të mbijetojë, por humbi jetën rreth orës 17.00 minuta pasi ishte në gjendje kome.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një park mjaft të vizituar gjatë fundjavës ku fëmija shqiptar po luante bashkë me fëmijë të tjerë kur aksidentalisht ra në lumë.

Sipas mediave gjermane, ujërat e lumit janë kthyer në rrezik për shkak të fryrjes së kohëve të fundit, ku ka pasur dhe përmbytje. Policia gjermane po heton ende për rrethanat ekzakte të tragjedisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: