GREQI

Një 40-vjeçar me origjinë shqip-tare ka humbur sot në një fshat në Greqi, pasi ka pësuar aksident me motor.

Mediat greke shkruajnë se aksidenti ndodhi në fshatin Skepasto. 40-vjeçari mësohet se ishte babai i një fëmijë të mitur.

  • foto galeri

Ai u gjet pa shenja jete, buzë rrugës, gjatë mëngjesit të sotëm. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita, ku më pas u njoftuan edhe familjarët.

Nuk dihen saktësisht rrethanat e aksidentit, kurse policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb