Një aksident fatal ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në linjën Torino-Ivrea ku kanë vdekur dy persona dhe kanë mbetur të plagosur 25 të tjerë. Treni 10027 është përplasur me një kamion të madh të ndaluar në binarë. Përplasja e rëndë ka shkaktuar përmbysjen e disa vagonëve.

torino treni

Viktimat e aksidentit janë drejtuesi i trenit 61-vjeçar Roberto Madau dhe shoferi rumun i kamionit Stefan Aureliana, 39 vjeç. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, kryqi i kuq dhe karabinierët.

torino 3

Momentalisht sipas mediave italiane të plagosurit janë të stabilizuar, por në gjendje të rëndë shëndetësore është një grua e cila po lufton mes jetës dhe vdekjes. Karabinierët e Ivreas po hetojnë ngjarjen dhe për momentin nuk mund të përjashtojnë asnjë hipotezë apo të japin një shkak të qartë të incidentit. Aludohet nga të pranishmit se ndoshta arsyeja e aksidentit është mos komunikimi i drejtuesve të trenit dhe kamionit.

torino 4

torino 5

torino 6

torino 7

(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb