Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik ku një autobus dhe një kamion shkaktuan një zjarr të madh në një tunel autostrade të Koresë së Jugut.

Të paktën 20 persona të tjerë janë dëmtuar për shkak të thithjes së tymit nga flakët në tunelin përgjatë një autostrade në Gwacheon, në jug të Seulit

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen shtëllunga të mëdha tymi të zi dhe flakë, ndërsa ekuipazhet e urgjencës u ngjitën në autostradën e dytë Gyeongin që lidh qytetin port perëndimor të Incheon me qytetin Seongnam në orën 1:49 pasdite me orën lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb