Një aksident i frikshëm është regjistruar në Minnesota të SHBA-ve.

Një kamion është përplasur me një tren linje. Në videon e bërë virale në rrjet shihet se si kamioni përpiqet të kalojë binarët, ku papritur, treni vjen dhe e përplas atë, duke e bërë që kamioni të rrokulliset disa herë.

Për fat të mirë, as shoferi i kamionit e askush brenda trenit dhe afër binarëve nuk ka pësuar lëndime serioze. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb