ELBASAN

Tri automjete u përfshinë në aksident gjatë pasdites së sotme pranë godinës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit në lagjen ” 5 Maji”.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë për gazetarin e “BalkanWeb”, Fatmir Popja se dy nga tri automjetet e përfshira në aksident po qarkullonin me shpejtësi dhe gjatë parakalimit janë përplasur mes tyre. Gjithashtu automjetet janë përplasur edhe me një makinë të tretë.

Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar, ndërkohë që është rrezikuar jeta e tre kalimtarëve. Nga verifikimet paraprake bëhet me dije se dy nga mjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të shumta materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po  punojnë për dokumentin e plotë të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb