Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Greqi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy efektivë policie.

Mediat greke bëjnë me dije se një automjet ka përplasur dhe ka marrë zvarrë për disa metra një motor policie, në të cilin ndodheshin dy efektivët.

Efektivët ndodhen në spital nën kujdesinë mjekëve, ndërsa është bërë arrestimi i shoferit që i aksidentoi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Karamanli në Menidi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb